Një histori e tr ishtë është bërë publike në media.
Bëhet fjalë për një të moshuar, e cila ndodhet në sheshin “Avni Rustemi” në Tiranë dhe po kërkon ndihmë.
84-vjeçarja, e cila duket se vuan nga skleroza, thotë se ka humbur.
Ajo vetëm mban mend që ka mardhur nga Shkodra dhe se nipi i saj, Armando Nazifi ndodhet në banesë sociale, por nuk e përcakton vendin ekzakt.
Të shumtë kanë qenë qytetarët që i kanë ofruar ndihmë, por përgjigjet e të moshuarës janë shumë konfuze.
Ajo mban në duar një kartë identiteti, në të cilën thuhet se quhet Mahmudije Nazifi, e lindur në qytetin e Korçës.
E moshuara ndodhet në mes të katër rrugëve dhe u ka bërë apel autoriteteve që ta ndihmojnë.