Qeveria ka miratuar një kontratë qiraje me vlerën 1 euro për pasuritë shtetërore me sipërfaqe të përgjithshme 4800 metra katror. Lidhja e kontratës u bë nëpërmjet ministrisë së Financave dhe Ekonomisë si qiradhënës, ku qiramarrës do të jetë kompania “SV Mega” .
Pjesë e kontratës është stacioni hekurudhor i Librazhdit, në administrim të shoqërisë “Hekurudha shqiptare” për një periudhë 20-vjeçare.
Në vendimin e miratuar nga Këshilli i Ministrave thuhet:
1.Dhënia e miratimit për lidhjen e kontratës së qirasë me tarifën 1 euro/kontrata, ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si qiradhënës, dhe shoqërisë “SV MEGA”, sh.p.k., si qiramarrës, për pasuritë nr.1/82, me sipërfaqe totale 554 m2, nga ku sipërfaqe ndërtimore 34 m2 dhe sipërfaqe funksionale 520 m2 dhe nr.1/83, truall i lirë me sipërfaqe të përgjithshme 4246 m2, zona kadastrale 2646, në total sipërfaqe të përgjithshme 4 800 m², pjesë e stacionit hekurudhor të Librazhdit, në administrim të shoqërisë “Hekurudha shqiptare”, sh.a., Durrës, për një periudhë 20 (njëzet) vjet, sipas genplanit dhe tekstit të projektkontratës bashkëlidhur këtij vendimi.
2.Ngarkimi i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për zbatimin e këtij vendimi