Sipas Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës, përgjatë 8 vjetëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 272 biznese të llojit Call Center
Call Center funksionojnë shumë mirë në Kosovë, aty paga është deri në 1 mijë euro?
Call Center është bërë biznes mjaft i përfolur në Kosovë për shkak të shumë shpalljeve për vende të lira të punës ku punëtorët paguhen nga 500 deri në 1000 euro. Sipas të dhënave të ARBK-së trendi i tyre ka shënuar rritje. Ndërkaq thirrjet bëhen kryesisht në vendet jashtë Kosovës, ato gjermanishtfolëse dhe funksioni i tyre është marketing ose shitje.
Por, ky numër mund të jetë edhe më i madh marrë parasysh ekonominë joformale në vend si dhe faktin që disa nga bizneset regjistrohen si biznese telekomunikimi dhe të tjera bëjnë pjesë në kategorinë e bizneseve për qendra telefonike.
Kujtojmë që gjatë vitit 2019, policia e Kosovës në bashkëpunim me prokurorinë e Gjermanisë, kanë bastisur dy Call Center, në Ferizaj dhe Prishtinë, me qëllim gjetjen e dëshmive për kryerjen e veprës penale “Pastrim të Parave”.