Një 41-vjeçar është arre stuar nga Policia e Tiranës, pasi ka go ditur policin e patrullës që e ndaloi dhe gjobiti.
Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja është regjistruar në aksin rrugor Teg-Liqeni Artificial, ndërsa i arrestuari është shtetasi F.N.
41-vjeçari akuzohet për veprën penale “Go ditje për shkak të detyrës”, ndërsa materialet do t’i kalojnë prokurorisë për hetime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Shërbimet e Komisariatit Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
F. N., 41 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, gjatë patrullimit në aksin rrugor Teg – Liqeni Artificial, patrulla e Policisë së qarkullimit rrugor i ka bërë shenjë ndalimi drejtuesit të mjetit dhe gjatë komunikimit të masës administrative të dhënë nga ana e tyre për shkeljen e kryer, shtetasi F. N. ka go ditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë së qarkullimit rrugor.
Materialet do t’i kalojnë prokurorisë, për veprën penale “Go ditje për shkak të detyrës”.