Lajme

Tërmeti në Turqi/ I zuri shtëpia brenda, babai kishte mbuluar me trup dy fëmijët e tij

Katër njerëz raportohet të jenë shuar në Turqinë lindore, pas një tërmeti të fuqishëm që go diti këtë shtet mbrëmjen e së premtes.

Tërmeti go diti në afërsi të qarkut Sivrice, në provincën Elazig, duke shembur të paktën 10 ndërtesa ka deklaruar Ministri i Brendshëm turk, Sulyman Soylu.

Sipas informacione paraprake raportohet se një baba dhe dy fëmijët e tij i ka zënë banesa sipër. Po ashtu e ditur bëhet se babai i kishte mbuluar fëmijët me trupin e tij.

Emrat e tyre nuk janë bërë të ditur. Sipas CNN në Turqi, ky tërmet është ndjerë në shumë qytete. Por lëkundjet e këtij tërmeti u ndjenë edhe shtete si Iraku, Siria dhe në Liban është ndjerë.

Tërmeti në Turqi/ I zuri shtëpia brenda, babai kishte mbuluar me trup dy fëmijët e tij on Vidnews.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top