Lajme

E dini pse mbretëresha Elizabeth nuk vesh kurrë dy herë një veshje?

E keni vënë re që gjyshja e William dhe Harry-t, vishet nga koka tek këmbët me ngjyra të forta? Një zgjedhje e guximshme për një mbretëreshë, apo jo?
Megjithatë ajo duhet të vishet me ngjyra jo se i pëlqen, por sepse kështu ia dikton protokolli. Në këtë mënyrë qytetarët mund ta dallojnë sa herë që parakalon me raste festash.

Ajo që nuk dini është se, ndryshe nga Meghan dhe Kate, 93-vjeçarja nuk vesh kurrë të njëjtën veshje më shumë se një herë. Dhe sigurisht që as kjo nuk është zgjedhje e saj, por pjesë e etikës mbretërore.
E thënë më ndryshe, mbretëresha Elizabeth nuk mund t’i lejojë vetes të njëjtën veshje, sepse të ftuarit mund ta konsiderojnë si fyerje dhe mungesë respekti karshi tyre.

Por ç’ndodh me to? Sipas gazetarwve Zoe Burrell dhe Angela Mollard, Elisabeth u fal veshjet stilistëve të saj, të cilët mund t’i veshin ose edhe t’i shesin.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top