Leximi

Çifti i moshuar shokon jurinë

Juria dhe audienca e shfaqjes “America’s Got Talent’ kanë mbetur të shokuar nga kërcimi i një çifti që bën lëvizje provokuese në skenë. Celina, 64 vjeçe dhe Filiberto, 70 vjeç nga Kuba performuan një pjesë nga kënga “Talk dirty” e Jason Derulo për të treguar talentin e tyre.

Në fillim e nisën me lëvizje romantike dhe përfunduan me disa momente intime, që konsiderohen të pista. Nuk munguan puthjet dhe më pas koreografia pasionante i shokoi të gjithë. Edhe pse të moshuar, ata ia dolën të kërcenin si të ishin të rinj. Në fund të performancës dëgjohet një thënie nga prezantuesja Tyra Banks: “Kjo është dashuria që kërkoj.” Të dy ia dolën që të kalonin në fazën tjetër me 3 pëlqime dhe 1 kundërshtim.

1 Comment

1 Comment

  1. SnuseWetget

    January 3, 2024 at 1:24 am

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top