Pasditen e djeshme (e premte) pjesa lindore e Turqisë u trondit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter. Lëkundjet u ndjenë në disa qytete dhe kudo është përhapur paniku.
Numri i vi ktimave ka arritur në 20 dhe 1015 njerëz janë raportuar të pla gosur. Ndërkohë ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimin dhe fatmirësisht kanë arritur të nxjerrin dhe njerëz të gjallë nga rrënojat.
Deri më tani janë shpëtuar 8 persona, mes të cilëve dhe një grua shtatzënë dhe 1 fëmijë që mbijetuan nën rrënojat në Malatya. Mediat e huaja shkruajnë se gruaja shtatzënë që mbeti nën rrënojat në fshatin Gezin të rrethit Maden të Elazig, është shpëtuar pas plot 12 orësh dhe kjo po është mrekulli!