Mjerimi është ulur këmbëkyq në shtëpitë e shqiptarëve. Historia e një çifti që jeton në Tiranë është e trishtë.
Ata lu ftojnë për ditë për të pasur një kafshatë bukë. Burrë e grua, ata mbledhin mbeturina në koshat e plehrave, por për këtë ata përndiqen.
Aq sa thonë se kjo punë është bërë shumë e vështirë për ta.
Burri thotë:
Ndonjëherë më ndalojnë dy-tre herë në ditë. Prandaj e mbaj kartën e identitetit në xhep. Po të mos e kisha, do më shoqëronin, do rrija tre orë në polici kot.”
Prej vitesh ai është në një be teje me Bashkinë e Tiranës dhe Policinë e Shtetit. Shumë herë i kanë sekuestruar motorët duke u vënë gjoba të kripura dhe duke i mbajtur në komisariat për orë të tëra.