Lajme

Prekëse/ Gazetarja turke shpërthen në lot gjatë transmetimit live për tërmetin

Qyteti turk Elazig u go dit mbrëmjen e djeshme nga një tërmet i fuqishëm 6.8 të shkallës Rihter, që ka lënë dhjetëra të shuar qindra të pla gosur. Rrjetet sociale janë pushtuar nga videot e dhimbshme që tregojnë gjendjen në Elazig dhe ekipet e kërkim-shpëtimit që përpiqen të nxjerrin nga rrënojat të prekurit nga ky tërmet.

Ditën e sotme po bën xhiron e rrjetit një video ku shfaqet gazetarja turke Fulya Ozturk në transmetim live nga qyteti i Elazig. Gazetarja nuk i ka mbajtur dot lotët nga pamjet me të cilat është ndeshur në këtë qytet.

“E kam të pamundur të mos prekem. Ju kërkoj shumë ndjesë”, dëgjohet të thotë ajo ndërsa në sfond dëgjohet thirrja e bërë nga ekipi i kërkim shpëtimit, që u kërkon njerëzve që presin të rrinë në qetësi, pasi duan të dëgjojnë zërat që mund të vijnë nga rrënojat.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top