Reperja e njohur Tayna ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas suksesit të këngës ‘Edhe ti’ në bashkëpunim me Mozzikun. Nga ky udhëtim, ajo ka publikuar një foto mjaft joshëse në profilin e saj të Instagramit.
“Personi që keni kërkuar momentalisht nuk do t’ia dijë”, ka shkruar ajo krahas fotos. Ndjekësit i kanë lënë komente nga më të ndryshmet e megjithatë një koment i bërë nga Mozziku ka marrë të gjithë vëmendjen. Ai ka bërë veprimin epik duke i komentuar: “Personi që kërkoni është duke thyer rekorde.”
Kënga ‘Edhe ti’ e dyshes ka arritur të bëhet e famshme dhe jashtë kufijve duke thyer rekorde në një kohë shumë të shkurtër. Vetëm për 5 ditë ka kapur shifrën prej 5 milionë klikimeve në YouTube.