Të tjera pamje rrëq ethëse vijnë nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.4 që go diti Turqinë Lindore mbrëmjen e djeshme.
Mediat turke kanë publikuar një video ku nënë e bir janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat e një pallati të shembur në Elazig pas plot 23 orësh.
Raportohet se nënë e bir ishin të përqafuar me njëri-tjetrin, në momentin që janë gjetur nga forcat e kërkim-shpëtimit.
Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, një prej anëtarëve të ekipit të shpëtimit i flet nënës së bllokuar nën rrënoja, ndërsa kjo e fundit i përgjigjet mes lotësh.
Ai i thotë:
A më dëgjon? Jemi këtu. Duro. Do të të shpëtojmë!”
Deri më tani raportohet se numri i viktimave të tërmetit është thelluar, duke shkuar në 29, ndërsa 1200 të tjerë rezultojnë të pl agosur.
Pamje rrëqethëse/ Ndodh mrekullia në Turqi, nënë e bir nxirren të gjallë nga rrënojat pas 23 orësh on Vidnews.