Një tërmet i fuqishëm me magnidutë 6.8 të shkallë rihter tronditi rajonin lindor të Turqisë mbrëmjen e së premtes (24 janar).
Dëmet ishin të shumta, si në njerëz ashtu edhe në materiale. Deri më tani raportohet se 100 ndërtesa janë shembur në Elazig dhe Malatya.
Gjithashtu mësohet se bilanci i vik timave ka shkuar në 29 ndërsa mbi 1000 persona kanë mbetur të pl gosur. Ata janë dërguar në spital për mjekim.
Operacionet e kërkim shpëtimit vazhdojnë ende, pasi qindra persona gjenden nën rrënoja. Kërkimet vazhdojnë, por ndërsa koha kalon edhe shpresat për të mbijetuar të tjerë sa vinë dhe zvogëlohen.