Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur gjatë natës që lamë pas, në një familje në kryeqytet. Ai që tregon ngjarjen është fqinji i familjes. Sipas personit, i cili ka preferuar të ngelë anonim, një foshnjë ka ndë rruar je të në banesën e tij.
Ndërsa nuk bëhen me dije shkaqet e kësaj ngjarjeje të rë ndë, qytetari tregon se gjatë gjtihë natës kanë dëgjuar ulë rima dhe të bë rtitura të disa grave. Fillimisht nuk e kanë kuptuar për çfarë bëhet fjalë, deri sa ka zbardur mëngjesi.
Ai shton se afër agimit ka dëgjuar zërin e gjyshes duke ul ërit. Gruaja dëgjohet të ketë qenë duke vajtur nipin, teksa ulë riste “O bir i nënës s’vet”.
Sipas qytetarit, kjo është vd ekja e tretë e një foshnjeje brenda shumë pak ditësh në vendin tonë, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e shuarjes së foshnjes së fundit. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Teki Selenica” në Tiranë.
Qytetari shkruan për JOQ:
Mirëmëngjes JOQ! Mëngjesin e sotshëm jemi zgjuar nga ul ërimat dhe të qa rat e një zonje. Një tjetër foshnjë 3 muajshe u shua. Çfarë po ndodh kështu? Foshnja e tretë që po dëgjojmë. Qeveria realisht duhet të marrë masa mos të ndodhin më. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, në rrugën Teki Selenica. Gjithë natën kemi dëgjuar zhurma po nuk e kemi kuptuar. Në mëngjes gjyshja po thoshte “Bir i nënës vet”. Kur kemi shkuar, mësuam se ishte vetëm 3 muajsh”.
Ndërkaq, ABC News, në një kronikë të realizuar ditën e djeshme raportoi për një situatë shumë të rënduar në urgjencnë e Pediatrisë në QSUT. Një nënë me foshnjen një muajshe e gjysmë nuk kishte arritur t’i jepte ndihmën e duhur bebes së saj, pasi askush nuk e merrte përsipër, duke qenë se nuk ka shtretër dhe vende për të akomoduar të vegjlit.