Pasditen e së premtes, një tërmet me magnitudë 6.8 i shkallës Rihter tro nditi pjesën lindore të Turqisë, me epiqendër Elazigun. Fatkeqësisht numri i vik timave ka arritur 31 ndërkohë që raportohen 1503 të pl agosur. Ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet dhe pas 24 orësh një vogëlushe 2 vjeçe e gjysmë është nxjerrë e gjallë nga rrënojat.
Ekipet kanë dëgjuar zërin e një gruaje nën rrënoja dhe kanë kaluar menjëherë në veprim. Mediat kanë filmuar momentin e dialogut mes gruas dhe ekipit të shpëtimit.
“Shpejt. Nuk mund të duroj më. Për hir të Allahut na shpëtoni. E shikoj dritën. Shikoni, jam duke tundur dorën time. Ju lutem shpejtoni”, iu përgjigjet gruaja nën rrënoja, transmeton agjencia e lajmeve Anadolu.
Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë 2 vjecaren nga rrënojat dhe tani po përpiqen të nxjerrin dhe të ëmën. Vogëlushja është dërguar në spital nga emergjenca.