Lajme

“Koronavirus lindi në një laborator ushtarak, një teknik u prek në dhjetor dhe s’e dalluan”

Paolo Liguori, drejtori i italianes “TGCom” është shprehur se një burim shumë i besueshëm i ka bërë me dije se koronavirusi ka dalë nga një laborator në Wuhan. Bëhet fjalë për laboratorin ku realizohen eksperimente ushtarake.
Ai shton se në këtë laborator kanë nisur edhe eksperimente ushtarake që janë shumë sekrete. Sipas italianit, një nga teknikët është prekur nga virusi në fillim të muajit dhjetor.

Liguori deklaroi:
Kam marrë informacion nga një burim shumë i besueshëm se gjithçka ka lindur nga një laborator në Wuhan, ku studiohen virusët më të rre zikshëm në botë. Në vitet e fundit, ky laborator ka nisur edhe eksperimente ushtarake, që janë shumë sekrete. Një nga teknikët, në fillim të dhjetorit, është prekur nga virusi. Nuk është kuptuar kjo gjë dhe nga aty është përhapur”.

Sipas burimeve të tij, janë mijëra persona të vd e kur nga ky virus, por autoritete kineze thonë se janë vetëm 56 vi ktima.

Ai shton:
Virusi ka ardhur nga një laborator i ëuhanit, ku bëheshin eksperimente të modifikimit të SARS-it për qëllime ushtarake. SHBA, Kina dhe Rusia bëjnë të tilla eksperimente në rast se do i duhen ar më biologjike në një lu ftë të mundshme. Kinezët janë munduar ta minimizojnë shifrën, por situata është e rëndë dhe e vështirë. Janë skenarë filmash, një virus që del nga kontrolli dhe shkakton dëme të shumta”.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top