Lajme

Hum bi të ëmën nga kan ceri, 15 vjeçarja përmbush amanetin e saj në emision

Ditën e sotme në rubrikën ‘Ka një mesazh për ty’, u transmetua historia e trishtë e 15 vjeçares Xhesika. Ajo kishte hu mbur të ëmën nga kanc eri dhe në studio kishte ardhur për të përmbushur dëshirën e saj.

E ëma kishte punuar gjithë jetën për të blerë një shtëpi në Shqipëri (pasi më parë jetonin në Greqi) por fatkeqësisht nuk ka mundur ta gëzojë me familjen. Xhesika kishte ftuar tezen në emision për t’i bërë një kërkesë prekëse dhe për ta falenderuar që i ka qëndruar pranë. Ajo i kërkon tezes që pasi të dalin nga emisioni, të zbukurohen dhe të gëzojnë në shtëpi ashtu siç kishte dashur e ëma, duke përmbushur kështu amanetin e saj.

Xhesika: Ka qenë ëndrra e mamit ta thërras këtu, por nuk munda ta bëj dhe thërrita tezen.
Ardit Gjebrea: Dëshira e mamit tënd ka qenë të vinte këtu?
Xhesika: Po!
Ardit Gjebrea: Dhe ti nuk munde dot?
Xhesika: Jo dhe thoshte nëse ti nuk më çon mundohu të çosh tezen se dhe ajo është një nënë e dytë për ty.
Ardit Gjebrea: Po pse të thoshte të çoje tezen?
Xhesika: Sepse ajo më ka rritur, mami punonte shumë dhe kishte raste që unë e shihja 3 ose 4 herë në muaj. Por ajo më shikonte kur flija gjumë, se mbaronte punë në darkë ishte kuzhiniere. Tezja ka qenë shumë afër meje.

Ardit Gjebrea: Çfarë ndodhi me mamin? Nga se u sëmur?
Xhesika: Mbasi lindi vëllain tim, mbas një vit e gjysmë mami kishte shumë dhimbje në trup dhe ndihej shumë keq. Kujtonte se do ishin dhimbje të zakonshme dhe do kalonin. Në fakt nuk ishte ashtu, dhe pas një muaji, kishte shkuar në një qytet me tezen dhe dajon për ca punë dhe i ra të fikët. E çuan në spital dhe i bënë ca analiza. Kishte një sëmundje, ishte me kan cer, edhe u ndjeva shumë keq, isha e vogël kuptova ca gjëra, siç kuptova këtë gjë. Të gjithë dajot më kanë ndihmuar shumë, por teze Vjollca ka ndenjur shumë afër mamit, mërzitet se ka dashur që në Shqipëri të vinte me mamin dhe të gëzohej për shtëpinë që mami bëri me lekët e veta. Babi na ndihmonte që të hanim dhe të paguanim gjërat në Greqi, kurse mami punonte që të bënim një shtëpi këtu në Shqipëri.

Ardit Gjebrea: Ju e bëtë një shtëpi në Shqipëri?
Xhesika: Po!
Ardit Gjebrea: Mami ka punuar gjithë jetën për atë shtëpi?
Xhesika: Gjithë jetën!
Ardit Gjebrea: E pa atë shtëpi?
Xhesika: E pa, por nuk hymë brenda. Tani për Krishtlindje, mami dëshiroi të hynim në shtëpi, por nuk u realizua kjo gjë që ka dashur. Nuk kam çfarë të them, jam mërzitur shumë.

Ardit Gjebrea: Cila ka qenë ëndrra e mamit?
Xhesika: Ëndrra e mamit ka qenë të hyjmë në shtëpi dhe të bëjmë shumë festa dhe gëzime për Vitin e Ri dhe mos kursejë asnjë lekë për shtëpinë
Ardit Gjebrea: Ju mamin e përcollët nga ajo shtëpi?

Xhesika: Po dhe ne nuk e shohim si shtëpinë tonë tani, se nuk kemi hyrë për një gjë të mirë dhe na duket shumë fatkeqe ajo shtëpi.
Ardit Gjebrea: Pse e ke thirrur tezensot ?
Xhesika: E kam thirrur sepse jam mirënjohëse që më ka ndihmuar në shumë gjëra mua dhe mamin.
Ardit Gjebrea: Më duket se ke dhe një kërkesë për t’i bërë tezes?
Xhesika: Po! Dua që pas emisionit të hyjmë në shtëpi, të zbukurohemi dhe gëzohemi siç ka dashur mami.

Burimi: “tvklan.al”

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top