Lajme

Pas tërmetit jeton pothuajse në qiell të hapur, u përgjërohet për ndihmë shqiptarëve: Kush të mundet

Familja e Bashkim Sulës pas tërmetit që g oditi Shqipërinë, po jeton në kushte të vështira. Në një mesazh për JOQ Albania ai tregon se familja e tij jetojnë në qiell të hapur pothuajse mes gjithë këtij të ftohti.

Kryefamiljari lutet për ndihmën e shqiptarëve, pasi qeveria Rama e ka lënë në mëshirë të fatit. Ai ka thënë për JOQ Albania:

Ja shikojeni, këtu jetoj. Kjo është shtëpia ime. Këtu flenë fëmijët e mi. Ja këtu flenë. Nuk kam rrugë zgjidhje tjetër. Djalin e vogël e kam gjashtë muajsh. Më mirë këtu e i kam gjallë. Kush të mundet, ju lutem.’’
Familja e tij është në gjendje të mjeruar. Ai ka nevojë për ndihmën e të gjithëve për të dalë nga kjo gjendje, ku ndodhet pasi shtëpia e tij është rrënuar nga lëkundjet e forta të tërmetit.
Ndaj kushdo që mundet t’i vijë në ndihmë këtij babai dhe fëmijëve të tij.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top