Rreth 800 punëtorë të Uzinës së Rafinerisë së Ballshit, të cilët kanë mbetur pa punë, kanë dalë në protestë gjatë paradites së sotme.
Ata shprehen se kanë 4 muaj pa marrë pagat dhe një muaj pa sigurime.
Punëtorët thonë se po mashtrohen, pasi premtimet ndaj tyre nuk janë mbajtur.
Naftëtarët paralajmërojnë se protesta e tyre do të zhvendoset drejt Tiranës, pasi askush s’e ka vënë ujin në zjarr ndaj thirrjeve të tyre.
Uzina e Rafinerisë së Ballshit nuk funksionon që prej shtatorit të kaluar, ku puna është ndërprerë për arsye të cilat nuk janë bërë të ditura.
Sipas tyre, ministria përkatëse e dy arsyen e mosfunksionimit të rafinerisë, por nuk e bën publike.