Lajme

Elefantët ikin nga cirku për të luajtur në dëborë

Kjo është një video mjaft e bukur, në të cilën shikohen dy elefantë, të cilët vendosin të dalin nga cirku dhe të kënaqen duke luajtur në dëborë. Videoja është realizuar në Yekaterinburg në Rusi.

Dy kafshët përfunduan duke bllokuar qendrën e Yekaterinburgut pasi u larguan nga vendstrehimet. Mbajtësit e tyre donin t’i lidhnin elefantët për në udhëtimin e gjatë që kishin planifikuar të bënin drejt Shën Petërsburgut, pavarësisht se ata kishin udhëtuar mbi 10 mijë milje përreth Siberisë.
Elefantët Indianë të moshës 45 dhe 50 vjeç, janë pjesëe cirkut të dyshimtë italian “Togni”, të cilët nisën turin e tyre në Rusi, pasi kafshët u ndaluan të performonin për shkak të moshës në Itali.

Megjithatë, në pamjet e bëra virale, kafshët duket se nuk shqetësohen aspak për temperaturat -5°C. Ata janë argëtuar pafund në dëborë, deri sa janë kapur nga punonjësit e cirkut dhe janë kthyer në cirk për t’u bërë gati e për të nisur udhëtimin.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top