Lajme

Grimieri ho mo, deklaratë të fortë: Ka shumë burra shqiptarë që kanë familje dhe janë ‘ga y’

Grimieri Dario Doka është shprehur gjithnjë se e do shumë ‘make up’-in si dhe ka treguar hapur për publikun shqiptar prirjet e tij hom osek suale. I ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit”, Dario ka rrëfyer se ka qenë motra e tij, personi i parë që e ka marrë vesh që ai është ‘ga y’.
Më tutje, ai tregon edhe se si familja ka nisur ta mbështesë pavarësisht prirjes së tij sek suale.

Dario tha:
Në fillim e ka marrë vesh motra ime, ajo e dinte pak a shumë thjesht nuk ma thoshte dhe unë shkova vetë t’ja tregoja. Ajo më tha që nuk do ketë asnjë ndryshim mes nesh, mjafton që ma the dhe unë të dua më shumë. Vëllai nuk më tha absolutisht asgjë dhe mami e mori vesh vetë duke dëgjuar biseda në telefon që unë bëja me dikë që kam qenë i lidhur. Ditën tjetër bëmë një bisedë shumë të ftohtë, më tha shiko këto nuk janë gjëra të mira, mos ka ndikuar shoqëria, ti nuk je në rregull e të tjera. Pas një jave e dëgjova mamin duke diskutuar me një kushëri tek shtëpia ime dhe i thoshte që ai është fëmija im sido që të jetë dhe unë kam për ta mbrojtur me mish dhe me shpirt.
Më tutje, i riu ka bërë një deklaratë bombë, ku thekson se ka njohur mjaft burra shqiptarë, që nuk janë hetero, por sillen si të tillë.

Sipas tij, ata bëjnë një jetë të dyfishtë, pasi kanë krijuar edhe familje.

Grimieri theksoi më tej:
Po, këtu tek ne ka shumë. Unë nuk dua të them emra, thjesht ka shumë meshkuj. Këtu tek në thonë “hë mo ju shtoheni dita ditës”, nuk shtohet njeri, thjesht mund të dalin hapur ose merren vesh që janë. Edhe heterot që hiqen si laca, kanë diçka brenda. Këtu në Shqipëri ka edhe burra që kanë gruan dhe fëmijët në shtëpi dhe janë ga y më beso dhe kjo është turp. Kjo është turp sepse merr në qafë gruan dhe fëmijet. Më mirë dil hapur dhe dili jetës mbanë siç i kam dalë unë. Unë nuk marr një grua sepse do Shqipëria, babi apo mami.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top