Lajme

Deklarata ska ndaloze e Robert Berishës për gratë: Na rrini gati të zvogëlojmë numrin e dashnoreve

Këngëtari i njohur, Robert Berisha ka habitur me një deklaratë të fundit që ai ka dhënë në lidhje me femrat. Pasi ka publikuar këngën me titullin ‘Dashnores’, ai ka treguar se me anë të saj ka dhënë një mesazh të fortë.

Në fakt, ajo çka ai ka thënë për ‘Prive’ ishte një deklaratë sk andaloze dhe totalisht e papranueshme, sidomos nga ana e femrave. Këngëtari thotë se gruaja duhet t’i rrijë burrit gati për çdo gjë, në të kundërt numri i dashnoreve për meshkujt do të rritet.

“Rrisni fëmijët, shkoni me pushime, hani, pini, rrijini gati dhe ndoshta ai nuk e rrit numrin e dashnoreve. Sa më shumë gabime bëni tek shtëpia, rritet numri i dashnoreve. Ose ia zvogëloni numrin, ose ia hiqni fare. Të gjitha, varen prej jush. Ky ishte mesazhi im për gratë”, tha ai.

Ndërkohë, Robert Berisha është divorcuar pak kohë më parë nga këngëtarja e njohur, Nora Istrefi.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top