Mund të heqin dorë për një ose dy ditë nga ushqimet e tyre të preferuara, por kjo nuk i ndihmon sepse duhet që të jenë gjatë gjithë kohës të kujdesshëm në mënyrë që të mos shtojnë peshë.
Alternativat për të humbur kilogramët e tepërt janë të pafundme, ndaj ju nevojitet vetëm dëshira e mirë për këtë. Pijet dietike janë shumë efektive, dhe konkretisht ajo me të cilën do t’ju njohim, premton rezultate të mahnitshme.
Vjen si një kombinim i mrekullueshëm i mjaltit, xhenxhefilit, limonit dhe Aloe Verës. Mjalti është një burim energjie për trupin, ndërkohë që xhenxhefili ndihmon në djegien e yndyrës dhe duke nxitur gjithashtu metabolizmin e trupit.
Limoni i pasur me antiosidantë dhe me vitaminë C është një përbërës ideal i kësaj pijeje. Aloe Vera ka veti të shumta mjekësore dhe në rastin konkret ka efekte të mëdha në luftën kundër humbjes së peshës, duke përshpejtuar procesin e tretjes.
Përbërësit:
1lugë gjelle pluhur xhenxhefil,
1 lugë gjelle mjaltë,
1 lugë gjelle lëng limoni,
2-3 lugë gjelle lëng Aloe Vera,
1 gotë ujë.
Përgatitja:
Shtoni në një gotë me ujë lëngun e Aloe Verës dhe më pas hidhni në të edhe lëngun e limonit së bashku me pluhurin e xhenxhefilit. Përziejini mirë dhe më pas hidhni në të mjaltin dhe trazojini për disa minuta derisa mjalti të tretet plotësisht.
Pijeni atë menjëherë pas përgatitjes së saj. Nëse ju dëshironi të humbni peshë shpejt, konsumojeni atë çdo ditë. Kujdes: Nuk duhet ta konsumoni për një kohë të gjatë!