Avokado është një nga frutat më të shëndetshëm dhe me shije shumë të mirë, që e bën atë të preferuarin e miliona njerëzve. Frutat tropikale janë pjesë e kuzhinave të ndryshme, ku disa preferojnë t’i hanë të papërpunuara, ndërsa të tjerë e përdorin avokadon në ushqime të shijshme ekzotike.
Përveç përmirësimit të shijes së shumë gatimeve, avokado përmban shumë lëndë ushqyese thelbësore që ofrojnë një gamë të gjerë të përfitimeve shëndetësore. Megjithëse vetë fruti i avokados është i dobishëm, shumica e lëndëve ushqyese janë në farë.
Shumica e njerëzve e hedhin farën kur hanë frutin pasi nuk janë të vetëdijshëm nëse mund të konsumohet apo jo. Por, duhet të dini që fara e avokados ka një sërë përfitimesh, si për shembull:
Rregullon nivelet e kolesterolit dhe sheqerit në gjak,
Forcon dhëmbët, thonjtë, flokët dhe kockat,
Përmirëson qarkullimin e gjakut,
Ka vetitë e fuqishme anti-inflamatore,
Përforcon sistemin imunitar,
Nxit prodhimin e kolagjenit në lëkurë,
Parandalon sëmundjet e zemrës,
Ka vetitë antioksiduese.
Ka një recetë të mrekullueshme çaji me fara avokado që ju shëron nga dhimbja e kockave kryesisht dhe shqetësimet e lartpërmendura.
Përbërësit: 1 farë avokado dhe 1 litër ujë mineral.
Përgatitja:
Hiqni farën nga avokado dhe lajeni mirë. Më pas vendoseni në një enë më ujë mineral dhe vëreni në zjarr të ziejë për 15 minuta. Hiqeni çajin nga zjarri dhe lëreni mënjanë të ftohet. Pini 2 gota në ditë nga ky çaj, një në mëngjes dhe një në mbrëmje. Kjo do t’ju ndihmojë të mos keni më dhimbje të kockave dhe të nyjeve.