Lajme

Pamje me dron/ Sa shpejt po ndërtohet spitali në Kinë ku do të luf tohet koronavirusi

Pamjet e publikuara me dron tregojnë shpejtësinë me të cilën autoritete kineze po ndërtojnë një spital në ëuhan. Ky spital do të jetë enkas për pacientët e prekur me koronavirus, i cili deri më tani ka marrë mbi 100 je të.

Spitali ka katër ditë që ka nisur të ndërtohet dhe deri më tani ka marrë formë si ndërtesë. Në videon e shkurtër të publikuar në rrjetet sociale duken qindra, për të mos thënë mijëra punëtorë, të cilët po punojnë me shpejtësi për ndërtimin e spitalit.

Deri më tani mësohet se katër kompani ndërtimi po punojnë pa pushim dhe nuk kanë ndalur as gjatë festave të fundvitit. Spitali do të quhet “Huoshenhan” ose “Spitali i malit të zjarrtë”. Ai do të jetë gati më 3 shkurt.

Ndërtesa po ngrihet në zonën perëndimore të Wuhan, epiqendra e përhapjes së virusit, nga i cili janë infektuar rreth 2400 pesona e shumë të tjerë kanë vd e kur.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top