Lajme

Ka njerëz që duan të futen qëllimisht në burg për arsyet më të trishta!

Shumica e njerëzve përpiqen t’i shpëtojnë ligjit edhe pasi e kanë thyer atë, vetëm për të shijuar lirinë. Në disa raste, ka të tjerë që thyejnë rregulla dhe bëjnë një k rim vetëm sepse duan të arrestohen. Çfarë i shtyn ta bëjën këtë?! Arsye të ndryshme që kanë një të përbashkët të vetme: Janë të trishta!

Ka njerëz që duan të futen qëllimisht në burg për

1. Të marrin kujdes mjekësor

Nevoja për të marrë kujdes mjekësor ka bërë që shumë njerëz të arrestohen qëllimisht në 2012-in. Shëndeti i keq dhe pamundësia për t’u kuruar, i ka çuar njerëzit të bëjnë vepra të palejueshme në mënyrë të qëllimtë, vetëm që më pas të arrestoheshin. Të paktën në burg mjekët do të kujdeseshin për jetën e tij.

Ka njerëz që duan të futen qëllimisht në burg për

2. Për të lënë duhanin

Një grua nga California në 2012 u arrestua pasi goditi në fytyrë një deputet. Ajo priti me orë të tëra që një deputet të dilte për ta qëlluar, duke e ditur fare mirë që më pas do të arrestohej. Pse e bëri këtë? Donte të linte cigaren! Asaj iu plotësua dëshira dhe qëndroi për plot 63 ditë në burg.

Ka njerëz që duan të futen qëllimisht në burg për

3. Jeta në burg është më e mirë se jeta e rrugës

Një tjetër arsye dëshpëruese i bën njerëzit të duan të arrestohen vetë. Realiteti është shumë i hidhur për njerëzit e vetmuar, që kalojnë netët rrugëve në kushte nga më skandalozet. Ka patur raste kur njerëzit kanë kërkuar të burgosen sepse të paktën në burg dikush do t’i ofrojë një sandëich dhe një pije dhe kur është stuhi e ftohtë, do të ketë një çati mbi kokë.

Ka njerëz që duan të futen qëllimisht në burg për

4. Për ta provuar ç’do të thotë burg

Ka ng ata që janë kureshtarë të dinë si është jeta në burg. Ata që e provuan thanë se është më e vështirë nga ç’e kishin menduar.

Ka njerëz që duan të futen qëllimisht në burg për

5. Vetmia

Në Japoni të moshuarit zgjedhin të arrestohen qëllimisht vetëm sepse në burg ka njerëz dhe kështu nuk do të jenë vetëm. Gratë që nuk kishin një familje dhe asnjë të afërm, e shihnin burgun si një alternativë për t’i shpëtuar vetmisë.

“E shijoj më shumë jetën në burg. Ka më shumë njerëz rreth e rrotull dhe s’ndihem vetë. Kur dola herën e parë thashë që nuk do kthehem më, por s’rezistova dot. Më kapi nostalgjia.”- u shpreh një ish-e burgosur që zgjodhi të arrestohej për t’i shpëtuar vetmisë.

Burimi: Bussines Insider

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top