Lajme

Lajm i mirë për shqiptarët që jetojnë në Greqi/ Ratifikohet marrëveshja për njohjen e patentave

Një lajm i mirë ka ardhur për të gjithë ata shqiptarë që jetojnë në Greqi. Me dije bëhet se parlamenti grek ka ratifikuar marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Këtë lajm e ka dhënë ish-ministri Ditmir Bushati. Për të ky hap është i vonuar. Ky lajm është mirë për gjithë ata shqiptarë që jetojnë në Greqi, pasi u lehtëson jetën dhe u shmang sorrollatjet nëpër zyra.

Shqiptarët që jetojnë në Greqi do të kursejnë rreth 700 euro, pasi nuk do të kenë më nevojë për të kryer procedurat nga e para për t’u pajisur me një leje drejtimi.

Po ashtu edhe të gjithë shtetasit shqiptarë që do të udhëtojnë përkohësisht drejt Greqisë nuk do ta kenë më të nevojshme të pajisen me leje drejtimi ndërkombëtar.

Duhet thënë se kjo gjë kishte kohë që pritej të bëhej, madje vite por më në fund u arrit.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top