Lajme

Video që po bën xhiron e rrjetit, kjo është krijesa misterioze detare që po i lë shikuesit të tronditur

Një video ku shfaqet një krijesë misterioze deti është bërë virale në rrjet.

Krijesa e detit, e cila ka ngjashmëri të frikshme me përbindëshin e serialit të njohur të Netflix, “Stranger Things”, i ka lënë shikuesit të tronditur.
Krijesa e çuditshme u kap në det nga një peshkatar, por nuk dihet me saktësi vendi se ku është zënë.

Në videon e shpërndarë në TikTok nga Nataliia Vorobok, shihet krijesa e cila ka tre këmbë, një gojë të çuditshme, si dhe sytë që i kishte në vendin e gushës.
Shikuesit mbetën plotësisht të habitur nga krijesa misterioze, ndërsa të shumtë ishin ata të cilët e krahasuan atë me Demorgorgon nga Stranger Things.

Personi që filmon videon shfaqet po aq i hutuar sa edhe ata që e shikojnë, pasi dëgjohet duke thënë:

Çfarë dreqin, çfarë është ajo? Mami, e sheh këtë?
Ndonëse krijesa duket sikur vjen nga një planet tjetër, ekspertët konfirmuan se ajo është nga Toka.

Disa specialistë në fondacinin bamirës “Ruajtja e Oqeanit” e identifikuan krijesën e detit si një lloj peshku i rrallë, i quajtur “Elasmobranch”.

Sipas ekspertëve, krijesa është ende e pazhvilluar, ndërsa jeton në oqean.

Deri më tani shkencëtarët kanë arritur të njohin vetëm 5% e krijesave që jetojnë në oqean, dhe ka të ngjarë që të zbulojmë së shpejti edhe shumë specie të tjera të çuditshme.

Burimi: Unilad|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Video që po bën xhiron e rrjetit, kjo është krijesa misterioze detare që po i lë shikuesit të tronditur on Vidnews.

2 Comments

2 Comments

  1. Casibomgax

    September 18, 2024 at 7:18 am

    casibom: casibom guncel giris adresi – casibom 158 giris
    casibom guncel giris adresi

  2. Normanvom

    September 21, 2024 at 5:37 am

    sildenafilo cinfa sin receta: viagra precio – comprar viagra en espaГ±a envio urgente

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top