Lajme

Kush është djali i milionerit rus që jeton në shtëpi me qira, ha dhe punon vetë?

Alexander Fridman është djali i personit të 11-të më të pasur të Rusisë, por askush nuk e njeh. Ai jeton me qira në një apartament me dy dhoma në periferi të Moskës. I riu paguan 500 dollarë në muaj qiranë dhe përdor metronë për të shkuar në punë çdo ditë.

Mikhail Fridman, babai i 19-vjeçarit, ka një pasuri prej 13.7 miliardë dollarësh. Djaloshi është shprehur se ha, jeton, vishet dhe fiton gjithçka vetë.

Fridman u kthye në Moskë vitin e kaluar, pasi mbaroi shkollën e mesme në Londër. Pesë muaj më parë, ai krijoi “SF Development’.

Edhe pse nuk ka përfituar financiarisht nga babai i tij ai ka përdorur lidhjet dhe njohjet e tij. “SF Development” shpërndan produkte në dyqanet me pakicë të babait të tij, përveç klientëve të tjerë.

Fridman nuk e sheh atë në atë mënyrë, duke thënë se menaxherët nuk do të vendosin mallra në rafte vetëm, sepse ai është djali i pronarit.

***

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top