Këngëtari shqiptar Khuba, emri i vërtetë i të cilit është Shkëlzen, u bë i njohur në festivalin e “Këngës Magjike”. Ai u shpall fitues i çmimit “Best New Artist”, me këngën e titulluar “Ndryshe”, e cila ishte një dedikim për ishin.
Këtë të enjte, Khuba ishte i ftuar në emisionin “Ftesë në pesë” me Bieta Sulon, ku ka folur rreth ndarjes. Ai ka treguar se i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre në muajin shkurt të 2019-ës, për shkak se lidhja kishte ndaluar së funksionuari.
Ndarja kishte ardhur direkt pasi kishin festuar Shën Valentinin, madje i kishin dhënë dhe dhuratat njëri-tjetrit. Ish e dashura i kishte dhuruar një parfum, që mendohet sjell ndarjen, por Khuba nuk ishte në dijeni.