Harry dhe Meghan hoqën dorë nga roli mbretëror për të jetuar si të pavarur financiarisht. Dyshja janë zhvendosur në Kanada, së bashku me të voglin e tyre Archie.
Një ndër arsyet që e shtyu Harryn të largohej ishte Meghan, pasi ajo nuk përshtatej me jetën mbretërore. U larguan dhe kanë nisur një jetë të re, po si ndihet Harry?
Një ndër miqtë e tij më të mirë, Nacho Figueras, ka treguar se ai nuk është mirë dhe po e vuan shumë largimin dhe fjalët e njerëzve. Megjithatë Harry ka vendosur të përqëndrohet te familja e tij, për t’i mbrojtur me çdo kusht.