Një nënë e re ka marrë tro nditjen më të madhe të jetës së saj kur shkoi në spital duke menduar se kishte gurë në veshka por solli në jetë trinjakë.
Dannette Glitz, nga Dakoda e Jugut,SHBA nuk e dinte fare që ishte shtatzënë dhe mbi të gjitha nuk kishte asnjë nga simptomat dhe as i kishte ndjerë fëmijët t’i lëviznin në bark.
Në një postim në Facebook, Dannette shkruante:
Fillova të kisha dhimbje në shpinë dhe po më dukej si dhimbje e shkaktuar nga gurët në veshka. Durova deri të shtunën kur kisha aq shumë dhimbje sa që ulesha në krevat edhe qaja.”
Ajo shkoi me urgjencë në spital ku mori vesh se nuk kishte gurë në veshka, por tre fëmijë në mitër.
Glitz tha për mediat:
Zor se mund të shohësh trinjakë të ngjizur në mënyrë natyrale dhe jo më pastaj të kalojnë 34 javë pa e kuptuar që i ke në bark. Të gjithëve nuk u besohej. Akoma jemi në sho k.”
Burimi:Mirror|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania