Dy javë më parë, arti dhe kinematografia shqiptare humbën përgjithmonë një nga aktorët më të mirë shqiptarë. Xhevdet Ferri mbylli sytë papritur në moshën 59-vjeçare, duke prekur të gjithë dashamirësit e artit, por jo vetëm.
Ai ishte një lajm i hidhur jo vetëm për familjen, miqtë dhe kolegët, por për gjithë publikun shqiptar.
Ditën e sotme vajza e tij Bora nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram ka kujtuar me mall babanë e saj, duke prekur këdo me dedikimin që ka bërë.
Ajo ka shkruar se lamtumirat nuk janë përgjithmonë dhe se i mungon shumë babai i saj.
Bora shprehet:
Lamtumirat nuk janë përgjithmonë, lamtumirat nuk janë fundi. Ato thjesht kanë kuptimin se më mungon derisa të takohemi sërish. Më mungon papi”