Filmi “I love Tropoja”, me regji dhe produksion të Ermal Mamaqit, skenar të Klaudia Brahimajt, Ermal Mamaqit dhe Besnik Mustafait po bën namin në Pallatin e Kongreseve. Pas premierës së 29 janarit me 5000 të ftuar, dje për 24 orë filmi ka thyer rekord në shitje biletash.
Janë shitur brenda 24 orëve 9100 bileta.
Ndërkohë 15.000 bileta janë prenotuar edhe për ditët në vazhdim. Filmi transmetohet në 6 orare të ndryshme çdo ditë, për dy javë në Pallatin e Kongreseve.
Kujtojmë që “I love Tropoja” vjen me një kast aktorësh shumë të dashur për publikun dhe me një histori të veçantë, ndërthurur plot me humor e batuta që do t’ju bëjnë të qeshni nga minuta e parë e filmit tek e fundit.