Lajme

Shtëpia e fëmijës ‘Zyber Halluli’ dhe qendra për të moshuar shohin falas filmin ‘I love tropoja’

Të mërkurën e 29 janarit u mbajt në Pallatin e Kongreseve filmi më i komentuar i momentit “I love Tropoja”, me plot 5000 të ftuar në dy orare. Si asnjëherë tjetër salla u mbush plot me personalitete të njohura si VIP-a, biznesmenë, artistë dhe influencers.

Për të parë filmin, Ermali ka mundësuar që “Qendra Sociale Multifunksionale”, që është një qendër që shërben për fëmijë dhe të moshuar, të përfitojnë bileta falas. Për më tepër, ditën e nesërme shtëpia e fëmijës “Zyber Halluli” në Tiranë, do jenë të pranishëm në Pallatin e Kongreseve, për të ndjekur falas filmin.

Kujtojmë se filmi do të jepet për dy javë rrjesht në “Pallatin e Kongreseve”.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top