E gjithë bota është në pa nik prej koronavirusit. Të dhënat nga Kina për numrin e të infektuarëve janë të frikshme.
Deri më tani raportohet se janë 10,000 raste të konfirmuara si të infektuar. Ky virus është përhapur pothuajse kudo.
Ky virus ka ardhur dhe në Europë. Dy raste janë konfirmuar deri më tani në Itali. Vend i cili është në pa nik prej këtij virusi.
Raportohet se maskat në farmaci kanë mbaruar, po ashtu në rrjetet po qarkullojnë fleta në të cilat thuhet se kinezve u është ndaluar të futen në lokalet në Itali.
Në një fletë të vendosur në dritaren e një lokali pranë “Fontana di Trevi”, shkruhet:
Për shkak të rregullave ndërkombëtare të sigurisë, të gjithë njerëzit që vijnë nga Kina nuk lejohen të hyjnë në këtë vend. Ne kërkojmë falje për problemin.’’
Kujtojmë këtu se mbrëmjen e kaluar, qeveria italiane lajmëroi se janë konfirmuar dy rastet e para me koronavirus në Itali.
Të dy ishin turistë kinez dhe janë burrë e grua. Tani ata janë në izolim në spitalin “Spallanzani”.
Jo vetëm Italia por shumë vende janë në pan ik prej këtij virusi.