Këtë të mërkurë në emisionin “Ftesë në pesë” nga Bieta Sulo u trajtua tema e mëmësisë dhe ulja e numrit të lindjeve nga gratë shqiptare. Të ftuara në studio ishin Ermira Çausholli, Arlinda Dudaj dhe Erisa Xhixho.
Ermira ka treguar në studio se do të ishte e lumtur nëse do të bëhej nënë për herë të pestë. Po ashtu ajo ka nxitur dhe moderatoren Bieta Sulo, për të pasur një tjetër fëmijë.
Kur Bieta kërkoi mendimin e publikut, të pranishmit shprehën dëshirën që Kroi të bëhet më motër. “U dashka dhe vajza… ja ta mendojmë, ndoshta 2020 nuk dihet se çfarë sjell”, u shpreh më pas moderatorja. Ajo është shumë e lidhur pas të birit, me të cilin publikon shpesh foto në rrjete sociale dhe me siguri vogëlushit do i pëlqente të kishte një motër të vogël.
jepaync
November 15, 2024 at 12:17 am
Ovulation Induction is a technique that uses medications to stimulate ovulation, which is the release of an egg from the ovary priligy and viagra combination Your T level is likely going to take a hit