Teksa ishte e ftuar në emisionin e ditës së sotme në Top Talk me gazetarin Denis Dyrnjaja, ish deputetja e PD-së, Grida Duma ka folur edhe rreth një dorëheqje të mundshme të kryetari të Partisë Demokratike.
E pyetur nga gazetari Dyrnjaja nëse Basha do të japë dorëheqjen nëse do të pësojë disfatën e radhës në zgjedhje, Duma është përgjigjur se është ende herët për të folur rreth kësaj. megjithatë ajo ka shtuar se Basha i ka premisat për tu bërë kryeministër, pro në rast humbje përgjegjësitë janë individuale.
“Marrja e përgjegjësive do të mbetet gjithmonë një çështje e rëndësishme e vetë individit por edhe organizatës. Por pa diskutim është çështje e padiskutueshme në këtë moment. Basha do të provojë veten si kryeministër i këtij vendi dhe Padyshim që mendoj që i ka premisat dhe tagrin për këtë. Për ti provuar shqiptarëve një qeverisje ndryshe.” tha Duma./tch