Dikur një baladë romantike sot një këngë më moderne
Bëhet fjalë për këngën “Për një dashuri” të cilën Ermali e kishte realizuar në fillet e karrierës së tij si këngëtarë.
Tani pas disa viteve kjo këngë vjen në një version tjetër.
E ripërpunuar dhe me një stil më ndryshe atë e sjellin Butrint Imeri dhe Ermal Fejzullahu, pak ditë pas festës së të dashuruarve.
Kënga është dhënë premier sonte dhe qysh tani ka filluar ka marrë komente pozitive në youtube por edhe ka filluar të jetë “trending” në trojet shqiptare.