Lajme

A ka ndonjë situatë epidemike në vend? Flet mjekja Silva Bino: Po analizohen mostrat e 3 personave

Meningokoksemia është sëmundja që i m.ori je,tën një efektivi policie në Tiranë, vetëm 27 vjeç.

Ai nd.ërroi je.të vetëm dy ditë më parë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Ndërkohë, shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino ka dhënë disa informacione të detajuara lidhur me këtë ngjarje.

Bino tha:

Infeksioni nga meningokoku është një infeksion fatal i cili ka evolucion të shpejtë, dhe kjo është arsyeja që personi ka hum.bur j.etën pavarësisht përpjekjes së mjekëve.
Mjekja thekson se nuk kemi asnjë situatë epidemike, fatmirësisht, por situata po monitorohet pasi tre mostra po analizohen në Durrës.

Bino thotë se një rast është për gripin ndërsa dy të tjerë jo.

Specialistja theksoi:

Një rast në Durrës po ekzaminohet në laborator, edhe për gripin. Dy raste të tjera nuk janë grip. Ne po monitorojmë situatën, por dua të them që nuk kemi asnjë situatë epidemike, të shkaktuar nga meningokoku.
Meningokoksemia është një sëmundje e transmetueshme, por shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik Silva Bino thotë se nuk ka vend për panik.

Personat që kanë pasur kontakt me 27 vjeçarin kanë marrë antibiotiket e nevojshëm për të tilla raste.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top