Lajme

A transmetohet koronavirusi nëpërmjet porosive online? Najada Çomo ka një mesazh për shqiptarët

Koronavirusi është shndërruar në një rrezik global tanimë, ku ky virus famëkeq është përhapur pikërisht në Kinë. Mirëpo,shumë kanë një pyetje në lidhje me pakot që vijnë nga Kina.

A transmetohet virusi nëpërmjet blerjeve online dhe dërgimit të pakove? Për këtë shefja e Infektivit në QSUT, Najada Çomo ka një mesazh për të gjithë shqiptarët.

Mjekja thotë se pakot duan një kohë të gjatë që të mbërrijnë në Shqipëri, kështu që virusi nuk është aq jetëgjatë sa për të qendruar në mjetet e ambalazhuara.

Ajo tha:
Në Shqipëri nuk kemi burim infeksioni për virusin kinez. E dyta, veç burimit të infeksionit nëse ne mbërrijmë te porositë online është luks i madh por që kërkon një përgjigje reale. Transporti nga ai vend derisa të mbërrijë në Shqipëri kalon kohë e gjatë dhe virusi nuk është aq jetë gjatë për të jetuar në mjetet e ambalazhuara dhe në këtë mënyrë nuk ekziston mundësia e përhapjes së virusit. Kina transporton në të gjithë botën dhe ne jemi vendi fundor që marrim nga Kina. Dhe nëse do të kishte ndodhur instancat në të gjithë botën do të kishin marrë masa drastike për të mos lejuar eksportin e pakove që andej. Unë po them një gjë shumë të rëndësishme, ne nuk kemi burim infeksioni te ushqimi dhe uji që janë burime kryesore. Shqipëria është vend me risk shumë të ulët, ne sot kemi zero raste.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top