Moderatorja Ilda Bejleri u përfshi në një aks ident mesditën e djeshme, ku përpl asi një grua të moshuar, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë në Tiranë.
Fillimisht moderatorja dhe gazetarja sportive refuzoi ta pranonte përfshirjen e saj në aksi dent, madje duke e cilësuar si “shpifje” lajmin e publikuar në media.
Më pas, ajo u detyrua ta pranojë të vërtetën, teksa u shpreh mbrëmë se “përpl asja ishte e lehtë”.
Mirëpo, 63-vjeçarja e cila mbeti e plagosur, e denoncoi në polici Bejlerin. Gjatë dëshmisë së saj për “dritare.net”, ajo pohoi se u përpl as nga moderatorja, e cila sipas saj u largua nga vendngjarja.
Buja e madhe që bëri kjo ngjarje në media, bëri që policia të shoqëronte në komisariatin nr.2 moderatoren dhe t’i sekuestronte automjetin tip “BMW X5”.
Së fundmi, moderatorja ka reaguar sërish pas shoqërimit të saj në polici.
Përmes një postimi të publikuar në InstaStory, ajo sulmon mediat dhe deklaron se nuk ndihet aspak fajtore për atë që ndodhi.
Madje ajo shkon edhe më tej teksa shprehet se “nuk mban përgjegjësi për njerëzit që rrëzohen në rrugë”.
Në versionin e saj të ri, moderatorja thotë se makina e saj ka qenë e ndaluar në momentin që gruaja u rrëzua teksa po kalonte rrugën.
Kjo gjë, sipas saj, mund të vërtetohet edhe nga kamerat që kanë filmuar aksi dentin, të cilat i disponon policia.
Më tej, moderatorja thotë se ndali makinën dhe e pyeti zonjën e moshuar.
Mirëpo, e aks identuara tha mbrëmë se makina e Ildës e fluturoi dy metra tutje dhe u largua nga vendngjarja.
Tashmë mbetet publikimi i videos së aks identit që do të sqarojë një herë e mirë si qëndron e vërteta dhe cila nga palët po thotë të vërtetën.
Reagimi i moderatores:
O ju “mer-diat” shqiptare! Per fatin te mire timin, kamerat jane hapur ne polici dhe eshte vertetuar qe makina ime ka qene e ndaluar ne momentin qe zonja eshte rrezuar ne nxitim e siper per te kaluar rrugen edhe pse semafori jeshil ishte i hapur per makinat. Kush ka ndonje dyshim te shkoje te shohi videon ne polici. Une e pyeta zonjen ne momentin e pare, por me pas duke qene se makina ime nuk ishte ne ecje e siper nuk ndjeva qe kisha bere dicka per tu ndjere fajtore. Te gjitha makinat e tjera u larguan por une qendrova pak. Por nuk ndjeva asnje detyrim te qendroja me shume se nuk mbaj pergjegjesi per njerezit qe rrezohen ne rruge. Zonja per fat te mire eshte shendosh e mire. Flini te qete o njerez!”