Lajme

Aktori hyn në histori, i pari me sindromën Down që lajmëroi një çmim Oscar

Aktori Zack Gottsagen, i cili interpretoi në “The Peanut Butter Falcon” ka hyrë në histori, pasi është i pari person me sindromën Down, i cili ka prezantuar në ceremoninë e Oscars. 35-vjeçari hyri në skenën e Dolby Theatre për të prezantuar fituesin e Best Live-Action Short Film.

Risultato immagini per Shia LaBeouf, oscar 2020

Ai ishte i shoqëruar nga miku dhe kolegu i tij, Shia LaBeouf. Të dy u pritën me shumë duartrokitje dhe ovacione nga audienca e të pranishmit në sallë. Vetë Gottsagen përshëndeti sallën duke ngritur disa herë dorën drejt tyre.

Risultato immagini per Shia LaBeouf, oscar 2020 Zack Gottsagen

Çifti pati nderin të lajmëronte fituesin. 35-vjeçari tha “Oscari shkon për…”, ndërsa 33-vjeçari LaBeouf dha emrin e fituesit “The Neighbour’s Widow”. Kjo ishte hera e parë e Gottsagen që ndoqi ceremoninë e filmit duke ecur në tapetin e kuq me LaBeouf.

Risultato immagini per Shia LaBeouf, oscar 2020 Zack Gottsagen

***

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top