Rozë

Aktorja e njohur rikthehet nga Amerika, ku jetonte prej 22 vitesh, arsyeja ishte marrja pjese ne

Aktorja e mirënjohur, Pranvera Veizi dhe kompozitori Valentin Veizi ishin të ftuar këtë pasdite në emisionin “Rudina”. Prej 22 vitesh çifti jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por së fundmi janë rikthyer me artin e tyre në Shqipëri, si pjesë e filmit “I love Tropoja”.

Pranvera luan rolin e nënës së personazhit kryesor në këtë film, ndërsa Valentin Veizi është kompozitori i kolonës zanore të filmit.

Në studio ata rrëfyen historinë e dashurisë, jetën në Boston dhe pjesëmarrjen në filmin “I love Tropoja”.

Pranvera dhe Valentin Veizi janë bashkëshortë dhe nga martesa e tyre kanë dy fëmijë, djalin Erli dhe vajzën Deborah.

“Është atdheu i dytë. Ne jemi shqiptarë sigurisht dhe jemi krenarë. Ndihemi shqiptarë, por Amerika është vendi që na krijoi mundësi që ne të integrohemi dhe të krijojmë një familje me dy fëmijë, që janë shumë të suksesshëm për atë çfarë kërkojnë të bëjnë.

Është vend që të jep mundësitë dhe është vend që të bën të ndihesh mirë”, u shpreh Valentini.

Valentini vazhdon punën e tij si kompozitor në Boston, ndërkohë Pranvera prej 18 vitesh ushtron profesionin e estetistes në ambientin e saj në një qendër SPA në Boston.

Pranvera Lumani: Unë para disa viteve kisha një SPA, kishte shumë punë angazhim dhe thashë do marr diçka më të vogël. Kështu që kam një dyqan, punoj, kam disa vajza që punojnë për mua, bëj parukeri. Jam mirë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top