Lajme

Ambasadori shqiptar në Kinë flet hapur: Nuk është gjetur ilaçi për koronavirusin, 65 vik tima çdo ditë

Ambasadori i Shqipërisë në Kinë, Selim Belortaja ka reaguar për disa lajme ku thuhet se janë gjetur ilaçe që izolojnë përhapjen e koronavirusit që ka prekur mijëra njerëz.

Ambasadori shqiptar apelon që njerëzit të mos të bien pre e imagjinatave, dhe të jenë të kujdesshëm duke marrë të gjitha masat, që janë paralajmëruar nga Organizata Botërore e Shëndetit.

Thirrja e ambasadorit i drejtohet kryesisht shqiptarëve që jetojnë në Kinë. Beloratja, ndërkohë ngre alarmin dhe për përhapjen e shpejtë të virusit, ku thekson se po infektohen 3000 persona në ditë dhe regjistrohen deri në 65 vik tima.

Kujtojmë se sipas të dhënave të publikuara këtë mëngjes nga Komisioni Kinez i Shëndetësisë, numri i vde kjeve ka arritur në 425, ndërsa të infektuar janë mbi 3235.

Postimi i plotë i ambasadorit:
Ne kohe epidemish e krizash është e pritshme që të plasin të dyja: edhe ekzagjerimet (deri ne tablo apokaliptike!) por edhe euforia dhe shpartallimi i i virusin ..me rrahje gjoksi e recitime! Qarkullon dhe nje videokëngë keto ditë ”pop-style”, kur pas çdo strofe, një grafikë grushti e dergon ne djall virusin ..vetem me nje uppercut! Lulëzojnë mitet dhe imagjinata dhe pak hapesire ngelet per shkencetaret e vertete qe po luftojnë të gjejne rrënjët e virusit, izolimin e tij, ilaçin per sherim. Dhe masën mbrojtëse per me tej.

Jam i shtrënguar ta ndërhyj sërisht per pergjegjesine qe kemi ndaj bashkëkombasve këtu. Shpërthimi i nCoV nuk është ndalur aspak. Nuk ka ende një ilaç kundër nCoV!! (shif OBSh bashkangjitur). Numuri i te infektuarve rritet me rreth 3000 ne ditë (gjithesej raportohen 20.613). Ndersa vd ekjet ditore shkojne 50-60 (65 vd e kje ditën qe shkoi). 427 shifra gjithsej. Jo vetem udhëheqja e qeveria, por e gjithë shoqeria kineze i është dedikuar ketij prioriteti absolut: stopimit te epidemise dhe gjetjes se formules shkencore per shërimin. E hapur ndaj bashkepunimit nderkombetar. Por ende pa ndonjë deklaratë Relaksi e ..Zgjidhjeje!

Sot që flasim nuk kemi kurrfarë arsye per eufori. I drejtohem sidomos motrave e vellezerve shqiptare ne Kine. Sado të ashpra e vështirësuese që po bëhen per jetën e përditshme: ndiqni e respektoni kufizimet, rregullat e rekomandimet e autoriteteve ketu: administrative e higjeno-sanitare. Ato dine me shumë se ç’bëhet këtu.

E dyta, merreni ne dore vete zgjedhjen tuaj per vendqendrimin keto javë! askush nuk ka zbuluar ndonje formule qe s’jua tregon juve! Askush s’ka ndonje platformë shteterore të rezervuar! merrni vendim te pjekur.

Ndiqni se paku Faqen e OB Shëndetësisë! Raportimi këtu (foto bashkangjitur) eshte vjeteruar tashme. Sot ka shifra te tjera. Të jemi optimiste ne vullnetin e kapacitetet e Kines dhe perpjekjen e perbotshme eshte vetem njera ane. Tjetra eshte persistenca e pashembullt e ketij virusi. Uroj shëndet e fat të mire per gjithkënd, në Shqipëri, Kinë e anekënd botës.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top