Lajme

Ambasadorja e SHBA-së e nis “vrullshëm”: Jam gati t’i përvishem punës

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim, e cila mbërriti në Shqipëri një ditë më pare, ka bërë sot reagimin e parë. Përmes një postimi në Facebook, ajo shprehet se është e gatshme t’i përvishet punës në Shqipëri.

Kim, është ambasadorja që pason Donald Lu-në, i cili gjatë kohës së tij trumpetonte shumë herë goditjen e “peshqve të mëdhenj”, por deri në fund të detyrës, asnjë nuk pamë. Shpresojmë që Yuri Kim, të veprojë ndryshe nga Lu, pasi detyrat e saj janë të qarta.

Ajo do të ketë në fokus zbatimin e reformës në drejtësi, si dhe luftën kundër influencës iraniane në vendin tonë për shkak se Shqipëria, siç dihet strehoen grupin e muhaxhedinëve të kërcënuar nga regjimi i Iranit.
Na mbetet të shohim, sa do të ndikojë puna e ambasadores së re Amerikane në këtë vend me 1001 probleme.

Kim shkruan:
“Ndihem e nderuar dhe shumë e kënaqur që jam në Shqipëri dhe jam gati t’i përvishem punës”

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top