Lajme

Anahi bëhet nënë për herë të dytë dhe tregon portretin ëngjëllor të djalit

Aktorja meksikane Anahi e njohur me rolin e saj si “Mia” në telenovelën “Rebelët”, është bërë nënë për herë të dytë. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë Anahi ditën e sotme duke postuar një foto me vogëlushin e porsalindur dhe bashkëshortin.

Aktorja i ka vendosur djalit emrin Emiliano.

“Mirë se erdhe Emiliano! Erdhe pak më herët, vetëm 37-javësh, por faleminderit Zotit jemi të dy shumë mirë! Ishte një lindje e bukur! Do t’ju tregoj të gjitha detajet më vonë! Tani i falenderohem Zotit dhe juve që u lutët për mua”, shkruan Anahi.

Anahi është e martuar që prej vitit 2015 me politikanin Manuel Velasco Coello dhe kanë edhe një tjetër djalë.

Sa i përket anës profesionale, prej kohësh Anahi është përqëndruar tek jeta familjare dhe i ka lënë pas dore telenovelat, por edhe muzikën./Xing.al

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top