Ngrohja globale është kthyer në një problem shqetësues. Niveli i ujit në dete mund të rritet tre herë më shumë brenda këtij shekulli, pasi akulli në Antarktik është duke shkrirë.
Profesori, Anders Levermann nga Instituti në Potsdam, ka thënë:
Ne kemi parë që nivelet e detit të rriten me rreth 19 centimetra në 100 vitet e kaluara, por për shkak të shkrirjes së akullit në Antarktidë mund të rritet me 58 centimetër në këtë shekull.’’
Më tej ai është shprehur se rritja e nivelit të detit mund të shkojë deri në 150 centimetër, nëse nuk merren masat e duhura.
Në llogaritjet e tyre, studiuesit kanë marrë në konsideratë një gamë shumë të gjerë faktorësh, duke nisur që nga emetimet e gazërave e deri tek rrymat oqeanike.
Kurse sipas Agjencisë Amerikane të Motit janari 2020 ishte muaj më i ngrohtë në më shumë se 100 vitet e fundit.
Studiuesit thonë se Antarktida ‘po djersitet’. Në 9 shkurt atje u mat temperatura 20,7 gradë celsius. Atje nuk ka qenë asnjëherë kaq nxehtë.
Burimi: Bild/ Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania