Lajme

Arti në zi/ Shuhet regjisori i njohur shqiptar

Është nda rë nga jeta ditën e djeshme regjisori i njohur gjirokastrit Note Buzo.

Mësohet se momentet e fundit të jetës, ai i ka kaluar në Greqi, ku ndodhej prej vitesh.

Ai e nisi karrierën si aktor dhe regjisor në qytetin e Gjirokastrës, ku u aktivizua në grupin e Estradës Profesioniste të qytetit për një periudhë si aktor humori dhe nga viti 1963 për 14 vjet me radhë punoi në qytetin e Tepelenës, regjisor i Institucionit të Kulturës.

Buzo ka vënë në skenë me dhjetra premiera që janë vlerësuar me çmime në takimet kombëtare.
Note Buzo ishte regjisor edhe i disa festivaleve të këngës për fëmijë të organizuara në Shkodër.

Ai ka bashkëpunuar me regjisor të njohur për vënien e pjesëve të ndryshme humoristike, komedi e dr ama, si në Gjirokastër ashtu dhe në qytete te tjera.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top