Leximi

Banorët e lagjes e gjetën foshnjen të braktisur dhe me kocka të thyer, ja si eshte ajo 12 vjet më pas…!

Një foshnje filloi jetën e saj me vështirësi, kur u braktis nga prindërit e saj biologjikë, mirëpo ndryshimet nisën me dashurinë e një nëne të re të përkushtuar.

Liza Verbitskaya, e lindur në regjionin e Rusisë, u braktis para dhjetë viteve në një shtëpi pothuajse të shkatërruar. Ishin banorët e lagjes ata të cilët pasi dëgjuan qarjet e foshnjes, vendosën që të thirrin policinë të shikonte se çfarë kishte brenda në shtëpi. Kur kërkuan, gjetën vajzën një vjeçare teksa po lëvizte në errësirë e vetme.

Ajo u dërgua në spital për ekzaminimet dhe doktorët panë se ajo kishte një ije të thyer dhe po ‘vd. iste’ urie. Policët tentuan të gjejnë prindërit biologjikë mirëpo nuk patën sukses.

Me një fillim të vështirë në jetën, gjërat filluan të ndryshonin për të mirë gjatë kohës së rikuperimit në spital, transmeton lajmi.net

Inna Nika kishte shkuar ta vizitojë djalin e saj në spital kur e dëgjoi vajzën duke qarë në dhomën ngjitur. Pasi hyri në dhomë dhe pa Lizën duke qarë dhe kur e kuptoi historinë e saj, i solli lodra dhe gjëra të tjera.

Kështu zgjati disa ditë, derisa një ditë Lizën e kishin dërguar në një vend tjetër sepse ishte bërë më mirë.

Sipas Hefty.co, edhe pse Nika kishte tashmë dy djem dhe nuk mendonte të adoptonte një tjetër fëmijë, ishte e brengosur pasi Liza kishte shkuar. Ajo vendosi që të adoptojë Lizën.

Liza më vonë filloi të merrej me vallëzim dhe kështu u bë më e lumtur dita ditës. Ajo u bë e famshme duke fituar çmime të shumta dhe duke u bërë edhe modele dhe kjo ishte koha kur nëna e saj e pa atë dhe dëshiroi të jetë në kontakt me të. Por Liza preferoi që të mos e njihte ngase ishte e lumtur me familjen që e rriti atë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top